Forcat ajrore të Ukrainës: Rusia sulmoi infrastrukturën, goditi me 19 drone

Oct 4, 2024 | 23:37
SHPËRNDAJE

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan të premten se Rusia sulmoi me 19 dronë infrastrukturën e saj jetike.

lufta

Ukraina njoftoi se rrëzoi të paktën 9 prej dronëve, 7 të tjerëve mendohet se iu ndërpre komunikimi elektronik dhe për 3 të tjerë nuk njoftoi se çfarë u ndodhi.

Kryebashkiakui Kievit Vitali Klitschko tha se si pasojë e sulmit ishte dëmtuar një bllok apartamentesh në kryeqytet, por nuk pati dëme në njerëz. Ai tha se zjarri u vu menjeherë nën kontroll.

Sulmi dëmtoi gjithashtu edhe godina sipërmarrjesh në qendër të rajonit Kirovorad, duke lënë të plagosur një punonjës, tha guvernatori Andriy Raykovych.

Gjatë ditëve të fundit, forcat ruse kanë goditur infrastrukturën kritike dhe 35 banesa private në rajonin e Khersonit, njoftoi guvernatori Oleksandr Prokudin. Sulmet kanë lënë të vrarë një person dhe kanë plagosur 4 të tjerë, njoftoi ai.

Në pjesën më të madhe të këtij viti Kievi ka qenë në pozita mbrojtëse, për shkak të sulmeve ruse në rajonet lindore të vendit.

Nje ditë më parë, Ukrainën e vizitoi Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i cili u zotua për mbështetjen e vazhdueshme të aleancës për Kievin në luftën kundër Rusisë.

Vizita në Ukrainë shënoi udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e detyrës si shefi i ri i NATO-s./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura