Çfarë ka ndodhur mes Paulo Fonsekës dhe Teo Hernandezi?
Kjo është një pyetje që prej javësh mundon milanistët e jo vetëm. Sipas një rindërtimit të ngjarjeve të bërë nga “Sportmediaset” në qendër të gjithçka është fakti që trajneri nuk është i kënaqur me formën, e sidomos qasjen e francezi që as në Veronë nuk hyri në fushë me frymën e duhur. Tekniku portugez po përdor stolin për të korrigjuar mbrojtësin, një teknik që te Milani u bë e njohur me Leaon, i cili pas tre pankinave në katër ndeshje, u përgjigj me dy mbrëmje të shkëlqyera në Madrid dhe Kaljari.
Falë trajnerit? Ulje-ngritje klasike? Këtë e di vetëm Leao, por e rëndësishme është që Fonseka vlerësoi situatat dhe ndryshoi prioritetet. Nga ai moment numri 10 luan titullar, herë mirë (Milan-Crvena), herë keq (gjysmë ore në Verona). Me Teon situata është më komplekse pasi trajneri përveç nuk është i kënaqur me Hernandezin, ia ka përsëritur kë mendim disa herë edhe disa shokëve të skuadrës.
SEZONI I FRANCEZIT – Sezoni i francezit nuk ka qenë i lehtë. Ai u kthye në “Milanello” më 3 gusht, kur shokët e tij të ekipi ishin në turne në Shtetet e Bashkuara. Teo filloi të stërvitet me Milan Futuro dhe dy javë më vonë, debutimin e tij në kampionati e nisi nga stoli. Dukej si një ogur e megjithatë 27-vjeçari është lojtari i shtatë për nga minutazhi në organikën kuqezi. Për më tepër, në shtator mëngjarashi arriti kuotën e 29 golave në Serinë A, duke iu bashkuar Maldinit si mbrojtësi me më shumë gola në historinë e klubit.
Kohët e fundit, megjithatë, diçka është thyer dhe nuk është mister që Hernandez ishte objektivi kryesor i kritikave të Fonsekës pas ndeshjes me Crvena Zvezdën. Për këtë arsye dhe të gjithë kritikat e këtij sezoni, ka mundësi që Teo të stërvitet në “Milanello” në këto tre ditë pushimi, para se të rikthehet ta bëjë diçka të tillë me skuadrën më 26 dhjetor. E sigurt është që francezi nuk do të shitet në janar dhe se në rolin e tij nuk do të ketë afrime. Për momentin mjafton Himenez dhe kura e trajnerit.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al