Forumi Ekonomik Botëror, Rama: Europa të heqë dorë nga burokracitë, duhet ta bëjë kontinentin më të lirë! Nga vendet e Arabisë Saudite mund të mësojmë gjëra të jashtëzakonshme

Jan 22, 2025 | 14:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nga Forumi Ekonomik i Davos ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në Arabinë Saudite, duke thënë se janë vende prej të cilave mund të mësojmë shumë.

Rama tha gjithashtu se Europa duhet të shkurtojë burokracitë, të jetë më e lirë dhe fleksible.

“Doja të shtoja diçka që mendoj se është e rëndësishme lidhur me këtë. Kemi disa avantazhe që jemi pak pas për tu rritur e zhvilluar nga ato që kanë bërë të tjerët. Për shembull, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh.

Dhe sapo mëson për mënyrën sesi bëhen gjërat, mëson se përtej miteve dhe stereotipeve, ata po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije, në arsimim në nivelin më të lartë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë në një nivel tjetër. Po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga bota dhe po u japim jetë produkteve arkitekturore që nuk i gjen në rajon.

Kur e krahason me Europën, Europa është e bekuar nga e shkuar e lavdishme.

Problemi i Europës sot është të ndajë mendjen dhe të fillojë të shkurtojë burokracinë, ta bëjë kontinentin më të lirë dhe fleksibël”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për turizmin duke thënë se 2024 Shqipëria e ka mbyllur vitin me 12 milionë turistë.

Ne patëm një aeroport që ishte i shkretuar për të ardhur në Shqipëri duhet të ishe marksist leninist. Kishim një mesatare prej 5 mijë turistësh, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me një 12 milionë të tillë. Ka një rritje trafiku me hyrje dalje të jashtëzakonshme”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura