Fosfori, ja pse është i rëndësishëm për mirëqenien tonë…

Aug 5, 2019 | 12:21
SHPËRNDAJE

Pas kalciumit, është minerali më i zakonshëm. 85% gjendet në kocka, 15% në inde të buta dhe lëngje jashtëqelizore.

alimentos-bajos-en-fosforo

Për çfarë shërben?

-Është thelbësor për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

-Për shndërrimin e ushqimit në energji,

-Është një përbërës i ADN-së dhe ARN-së, disa proteina dhe disa sheqerna,

-Lejon funksionimin e disa vitaminave të grupit B.

Thuhet se forcon kujtesën, por kjo gjë nuk është vërtetuar shkencërisht.

Sa është doza që rekomandohet të konsumohet në një ditë?

Doza e rekomanduar ditore e fosforit është 800 mg.

Ku gjendet?

Pothuajse në të gjitha ushqimet, por mbi të gjitha në:

-Vezë

-Fruta të thata

-Mish, të kuq dhe të bardhë

-Peshk

-Produktet e qumështit

-Bishtajore

-Drithëra

-Maja

-Farat e kungullit

-Krunde gruri

-Pluhur të qumështit të skremuar

-Merluc të kripur

-Farat e lulëkuqes

-Perime

Çfarë ndodh nëse mungon?

Mungesa është shumë e rrallë. Kur ndodh mund të ketë rakit tek fëmijët dhe osteomalacia tek të rriturit. Ne gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm që të kemi një ekuilibër të mirë mes fosforit dhe kalciumit, në mënyrë që të mos rrezikojmë të rritet rreziku i osteoporozës.

Çfarë ndodh nëse marrim shumë fosfor?

Teprica është shumë e rrallë. Mund të jetë problem tek të sapolindurit. Në fakt, ai mund të shkaktojë ulje të nivelit të kalciumit në gjak. Mund të ndodhë që në doza të larta mund të shkaktojnë spazma të muskujve. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura