Foshnja shqiptare bie nga kati i tretë i banesës në Itali, e mitura në luftë për jetën! Si ndodhi ngjarja

Oct 3, 2023 | 19:17
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati në Strada Nazionale per Carpi Sud, në kryqëzimin me Via Cervi, në zonën Madonnina të Modenës.

a-63

Sipas burimeve nga mediat italiane, ngjarja ndodhi teksa nëna e saj, një 25-vjeçare shqiptare, ishte në shtëpi me të.

Vajza e vogël po përulej nga dritarja e papafingos ku ndodhej dhoma e gjumit dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash.

E mitura është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi pak para orës 10:30 të mëngjesit të së martës, në 3 tetor.

Pasi ra nga 6 metra lartësi, vogëlushja përfundoi në oborrin e shtëpisë. Nëna nxitoi në katin e parë dhe e gjeti pa ndjenja në kopsht, e më pas i dha ndihmën e parë.

Ajo ka marrë vogëlushen në krahë dhe ka kërkuar ndihmë në klinikën veterinare që ndodhet pranë shtëpisë. Shërbimet e shpëtimit janë nisur menjëherë dhe në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

Pasi u intubua, vajza e vogël u transportua me urgjencë në Poliklinikën e Modenës ku ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë.

Mësohet se ajo ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë. Babai i foshnjës punon si punëtor në një kompani ndërtimi dhe në atë moment ishte në punë në zonën e Parmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura