FOTO/ Aksidenti i frikshëm me 7 të lënduar në Levan – Tepelenë, pamje nga vendngjarja. Makinat e bëra “copë” pas përplasjes “kokë më kokë”

Dec 23, 2023 | 22:54
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”.

levan tepelene akident

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar shtatë persona, katër prej të cilëve fëmijë.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se përplasja mes dy automjeteve “Nissan” dhe “Honday” ka qenë “kokë më kokë” dhe shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

LEXO EDHE: Detaje nga aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, 7 persona të plagosur. Në gjendje të rëndë fëmija 3-vjeçar, futet në sallën e operacionit

Burimet paraprake kanë pohuar se në spitalin Rajonal të Fierit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 5 persona, ndërsa dy të tjerët pritet të mbërrijnë nga momenti në moment.

Ndër të lënduar, më rëndë është një fëmijë 2-vjeçar, i cili është futur në sallën e operacionit, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

WhatsApp Image 2023-12-23 at 8.48.42 PM WhatsApp Image 2023-12-23 at 8.48.41 PM 56666 45555 1221323

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura