FOTO/ Aktori i njohur i “Portokallisë” pjesë e “Big Brother Vip Kosova? Ish-opinionisti ngre dyshime me postimin e fundit

Oct 16, 2024 | 18:28
SHPËRNDAJE

 “Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë këtë të premte, më datë 18 tetor, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e shtëpisë.

bbvk

Ndërsa na ndajnë dhe vetëm tre ditë nga nisja e spektaklit, ish-opinionisti mesa duket na e zbuloi një personazh.

Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit mjaft të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.

“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.

IMG_3683

Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.

Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura