FOTO/ Atentati ndaj Donald Trump, autori i dyshuar del para Gjykatës në Florida! Ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Sep 16, 2024 | 17:24
SHPËRNDAJE

Ryan Routh, i dyshuari për atentatin ndaj Donald Trump, ka dalë para gjykatës.

Ryan Routh

58-vjeçari nuk tregoi asnjë shenjë emocioni teksa u shoqërua i prangosur në gjykatën në West Palm Beach, Florida.

Ndaj tij rëndon akuza për krime federale me armë. Gjithashtu akuzohet për posedim të një arme zjarri, pavarësisht se ishte një kriminel i dënuar dhe posedonte një armë zjarri me një numër serial të fshirë.

Akuza shtesë dhe më të rënda janë të mundshme ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Kujtojmë se Routh u identifikua si autori i dyshuar për tentativë vrasjeje, teksa Trump luante golf në fushën e tij në Florida.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte zonën përpara Trump, vuri re një tytë pushke që dilte nga një gardh rrethues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura