Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila ndodhet në Shqipëri pas performancës së në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ka ndarë momente të veçanta nga ditët që po kalon me familjarët e të afërm të saj.
Siç edhe këngëtarja me famë boterore ka treguar me anë të postimeve të saj në rrjetet sociale, ajo ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut në vendlindjen e babait të saj, në Dibër, ku dhe është takuar me të afërmit atje.
Teksa ka publikuar foto gjatë pasditeve me të afërmit e nga vizita në varreza, Bebe shkruan se pas 12 vitesh, rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.
Ajo ka publikuar momente nga dreka e tyre në kopësht, tek të gjithë festonin e kërcenin valle popullore.
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al