FOTO/ Dikur ish-konkurrente, sot në karrigen e opinionistes! Olta Gixhari ‘rikthehet’ në Big Brother VIP

Oct 14, 2024 | 15:58
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, është zyrtarisht opinionistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

olta gixhari

Ljami është konfirmuar nga vetë produksioni i BBV Kosova përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë publikuar foton e Oltës.

Aktorja do të jetë në krah të Milaim Zekës, i cili gjithashtu do të mbajë rolin e opinionistit në këtë edicion të tretë të BBV Kosova.

olta gixhari bbv

Ish-banroja e BBVA ishte një emër surprizë për këtë edicion të BBV Kosova, pasi më herët ishte përfolur emri i një tjetër ish-banoreje të Big Brother Vip Albania, Einxhel Shkira.

einxhel shkira6

Pjesëmarrja e saj në BBVA e njohur e bëri atë një nga konkurrentet më të forta, duke fituar simpatinë e fansave me personalitetin dhe karakterin e saj.

Big Brother VIP Kosova 3 premton të sjellë drama, emocione dhe surpriza. Edicioni i tretë do të nisë më 18 tetor, i drejtuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur emrat e konkurrentëve.

olta gixhari14 olta gixhari4 olta gixhari3 olta gixhari2 olta gixhari1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura