Një aksident i frikshëm është shënuar në Indi, ku raportohet se kanë humbur jetën 12 persona dhe shume të tjerë janë plagosur.
Sipas mailonline, një autobus është përplasur me murin e tunelit dhe është ndarë në mes.
Ngjarja ka ndodhur në Rajasthan Sikar të Indisë ditën e sotme, rreth orës 14:00.
Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin duke devijuar kështu nga rruga për të përfunduar në murin anësor të një tuneli.
Dëshmitarët okularë janë shprehur se autobusi ka bërë “zig-zag” në rrugë përpara se të përplasej.
Pjesa e përparme e autobusit mund të shihet plotësisht e prishur pasi punonjësit e urgjencës përdorin një vinç për të tentuar të zhvendosin rrënojat.
Rreth 23 persona po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase se çfarë ka shkaktuar aksidentin e frikshëm.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi njoftoi se të afërmeve të të ndjerëve do u jepen 200,000 rupi indiane, ose 1,829£.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al