FOTO/ E trishtë, ndërron jetë ish-sulmuesi i njohur i Elbasanit

Nov 14, 2024 | 9:25
SHPËRNDAJE

Qyteti i Elbasanit është zgjuar sot me një lajm te trishtë.jakupi

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Jakupi nuk ia doli dot, duke lënë pas hidhërim tek të gjithë ata që e njohën nga afër dhe gjithë familjes së futbollit.

Jakupi mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve ’90-’00, ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Jakupi ia kushtoi jetën përgatitjes së talenteve të rinj, ku së fundmi ishte trajner në AF Bajrami. Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet  më të sinqerta familjes Jakupi.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura