Tre amerikanë të liruar nga burgjet ruse në bazë të një marrëveshje shkëmbimi historik kanë zbritur në SHBA.
Evan Gershkovich, Alsu Kurmasheva dhe Paul Whelan ishin pjesë e një marrëveshjeje që bëri të lirë 24 persona në shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.
Ata u mirëpritën në bazën e përbashkët Andrews, në Maryland, nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris.
Fotot kapën momentin emocionuese kur të burgosurit amerikanë u ribashkuan me familjet e tyre.
Gazetari i Wall Street Journal Z. Gershkovich mund të shihej duke përqafuar nënën e tij Ella Milman dhe Kurmasheva pati një ribashkim emocional me burrin e saj Pavel Butorin dhe vajzat Miriam Butorin dhe Bibi Butorin.
Ata bënë selfie me anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre, ndarësa ndanë edhe përqafime me presidentin Joe Biden dhe Kamala Harris.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al