Pas pjesëmarrjes në “BBV”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u shndërruar ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.
Këngëtari dhe moderatorja u njohën dhe u martuan brenda këtij reality show, ndërsa pas daljes nga shtëpia po shijojnë dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin.
Megjithëse kanë kaluar disa muaj që pas daljes nga “BBV”, Luizi dhe Kiara vazhdojnë që të pëlqehen dhe të mbështeten nga një publik i gjerë.
Së fundmi një ndër fansat e ‘zjarrtë’ të dyshes ka bërë një tatuazh në krah inicalet e çiftit, duke treguar kështu që ai është një mbështetës i tyre.
“Team Luki”, shkruhet në tatuazhin e fansit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luizi teksa e ka postuar këtë foto në InstaStory, dhe krahas saj shkruan: “Faleminderit vëlla. T’du fort”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al