Familjes së Flori Mumajesit i është shtuar një pjesëtar i ri pasi artisti është bërë dajë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Flori në rrjetet sociale. Ai ka ndarë foton e bebushit që mban një arush në duar. Dhe nuk është një arush dosido por është i njëjti me të cilin është rritur Flori.
“Me fat unë..prej një jete…i njëjti me të cilin jam rritur edhe vetë”- ka shkruar ai duke etiketuar të motrën.
Flori është shumë hermetik rreth jetën private. Postimi i tij i fundit me të motrën në rrjetet sociale daton dy vite më parë kur e uroi për ditëlidnje. Teksa ndau disa foto me të ndër vite, kantautori shkruante se ajo ka qenë gjithnjë atje për të.
“21 vite qe nuk jane pak… ke qene gjithmone aty per mua si moter me vemendjen dhe kujdesin tend ?lutem te kemi njeri tjetrin per gjithe jeten sic kemi bere keto 21 vite. Gezuar ditelindjen shpirt”– shkruante Flori asokohe.
View this post on Instagram
A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)