FOTO/ Fusha e golfit u kthye në një skenë krimi, autorit që tentoi të vriste Donald Trump iu gjet një kallashnikov AK-47, çfarë u zbulua në dy çantat e shpinës

Sep 16, 2024 | 8:49
SHPËRNDAJE

Fusha e golfit ku ndodhej ish-Presidenti Trump dhe që u tentua t’i bëhej atentat është kthyer në një skenë krimi.

sendet qe iu gjeten
Çantat qe iu gjeten autorit

Mediat raportojnë se forca të shumta policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa një shirit me mbishkrimin “Mos kalo, skenë krimi” ka rrethuar gjithë zonën.

fushe golfit
Fusha e golfit, skene krimi

Ende nuk është e qartë nëse autori i dyshuar, Ryan Wesley Routh ka qëlluar apo jo me armë, por policia amerikane sqaron se ka parë personin që ka nxjerrë armën.

policia shba fusha e golfit
Fusha e golfit, skene krimi

Pas arrestimit të 58-vjeçarit, autoritetet kanë arritur që t’i gjejnë atij një kallashnikov AK-47, një kamer GoPro dhe dy çanta shpine. Këto sende u gjetën në një zone me shkurre.

FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf.

Bradshaw tha se personi i armatosur ishte rreth deri në 500 metra larg nga Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf. Personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura