Princi i Uellsit, William, ka uruar bashkëshorten e tij Catherine, për ditëlindjen e saj ndërsa ajo mbush 43 vjeç, duke e quajtur “grua të jashtëzakonshme”.
William publikoi një mesazh të veçantë në mediat sociale duke e uruar publikisht bashkëshorten e tij dhe duke e quajtur si një grua dhe nënë të jashtëzakonshme.
Ai ka përmendur gjithashtu dhe forcën që ajo ka treguar vitin e kaluar, pas diagnostikimit të me kancer.
“Për gruan dhe nënën më e jashtëzakonshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme,” shkroi William në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
“George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Të duam. W.”, thuhet në postim.
Kujtojmë se Princesha është rikthyer në detyrat mbretërore pasi ka kaluar trajtimin me kimioterapi për shkak të diagnozës me kancer.
Pallati Kensington postoi mesazhin personal të shkruar nga William së bashku me një fotografi të papublikuar më parë të Catherine, të realizuar verën e kaluar.
Fotografia bardh e zi e tregonte princeshën të qetë dhe duke buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall.
Familja Mbretërore gjithashtu e uroi për ditëlindjen.
Llogaria zyrtare e medias ndau një mesazh në X duke thënë: “Gëzuar ditëlindjen Princeshës së Uellsit!” së bashku me një emoji tortë ditëlindjeje.
Postimi gjithashtu kishte një foto të Catherine që mbledh lule nga mirënjohësit ndërsa ndodhej në kishë në Sandringham ditën e Krishtlindjeve.
Happy Birthday to The Princess of Wales! 🎂 pic.twitter.com/AaLOjsbOPn
— The Royal Family (@RoyalFamily) January 9, 2025
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al