FOTO/ Kapet 21 kg drogë në Igumenicë, pranga shqiptarit (EMRI)

Oct 30, 2018 | 17:52
SHPËRNDAJE

Sekuestrohen rreth 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

WhatsApp Image 2018-10-30 at 5.46.50 PM

Makina ku u gjet droga u kap në Dafni, Igumenicë.

Droga kishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur në mjetin qe drejtohej nga një 63-vjeçar.

Poshtë sedijes se pasagjerit, u gjeten të fshehura 40 pako me 20 kg 846 gram marijuanë.

63-vjecari, me shtetasi shqiptare dhe kombësi greke, rezulton me precedentë të mëparshëm ne Greqi për trafik klandestinesh, sipas mediave helene.

63-vjeçari i arrestuar është Kristo Kati, lindur në Finiq dhe banues në Athinë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura