Nikolas Pepe cilësohet nga të gjithë si një nga dështimet më të mëdha të Premer Ligës pas karrierës së tij të pasuksesshme te Arsenali që e bleu 80 milionë euro dhe po mundohet të ringjallë karrierën e tij. Por të paktën duket se gjërat jashtë fushës së lojës po shkojnë më mirë për futbollistin nga Bregu i Fildishtë.
Ai është pikasur së fundmi në takim me yllin e filmave po*nografikë, Teana Tramp, teksa kishte kohë që dyshohej për një lidhje mes tyre. Tramp, emri i vërtetë i të cilës është Kiana Nikel Xhpouns, përflitej prej pesë muajsh se ishte bërë e dashura e re e futbollistit të VIjareal.
As Pepe dhe as aktorja nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen por fotot në të njëjtën natë te i njëjti restorant, e bëjnë të qartë se ka diçka mes tyre.
Për më tepër, Tramp është pikasur edhe në tribunën VIP të stadiumit të VIjarealit në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Atleitko Madrid. Mediat angleze kanë aluduar se të dy kanë kaluar edhe pushimet bashkë këtë vit, teksa ajo është njohur me fëmijët që sulmuesi ka nga një lidhje e mëparshme.
Tramp është bërë pjesë e industrisë por*ografike që kur ishte 18-vjeccare, por prej vitesh ka kaluar në “Only Fans”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al