Një operacion i Antidrogës e Antimafias Italiane ka çuar në shkatërrimin e një grupi narkotrafikantësh shqiptarë me bazë në Milano, Pavia, Monza e Modena.
Grupi kriminal brenda 6 muaj ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.
Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 8 urdhër ndalimi, 5 urdhër arrestimi me burg , 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.
Hetimet kanë zbardhur lidhjet e degëzimet e këtij aktiviteti kriminal me grupe shqiptare në Shqipëri, në Amerikë Latine, Belgjikë e në vendet e Ulëta.
Sipas hetimeve paratë e fituara nga trafiku i drogës ricikloheshin në ekonominë e vendeve të ndryshme.
Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al