FOTO/ “Kujdesem unë për djalin”- U ndanë 9 muaj pasi u bënë me fëmijë, Ajsel Abazi thumbon Eros Grezdën? Ish-partnerja e futbollistit: S’ka bashkëprindërim

Dec 14, 2024 | 22:26
SHPËRNDAJE

Ajsel Abazi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe bashkëprindërimin me futbollistin Eros Grezda, me të cilin u nda rreth 9 muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre.

eros-grezda-ajsel-abazi2 (1)

Në një “ask me a question” në profilin e ish-partneres së futbollistit në Instgram, Ajsel është pyetur se si po shkon bashkëprindërimi me Erosin.

“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi? Pyetja sepse e njëjta situatë”, është pyetur ajo.

Në përgjigjen e saj, Ajsel theksoi se nuk ka asnjë bashkëprindërim mes tyre, dhe se ajo është e vetmja që kujdeset për djalit të tyre të vogël, Kian.

Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”, shprehet ajo.

WhatsApp Image 2024-12-14 at 22.00.36

Kjo përgjigje e modeles mesa duket bëri të qartë se ajo është e vetmja që merret me djalin dhe se Erosi nuk ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

Ndërkohë, prej kohesh futbollisti është përfolur shumë se do jetë një nga banorët që do t’i bashkohet garës së Big Brother Vip në edicionin e katërt. Nga vetë ai nuk ka pasur një konfirmim, por as nuk ka mohuar këto thashetheme.

MARTESA NË FSHEHTËSI DHE NDARJA PAS LINDJES SË DJALIT

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua uruaN ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

eros greda1

Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit u formalizua shumë shpejt, aq për shumë pak javë ata takuan edhe familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

eros grezda

Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda luante për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Fill pas lajmit për martesën e tyre, erdhi edhe lajmi për shtatzëninë e këngëtares. U duk se familja do të plotësonte tablon me ardhjen në jetë të vogëlushit. Por vetëm një vit më pas, gjërat kanë nisur të komplikohen aq sa tashmë, dyshja i ka dhënë fund dhe duhet thënë jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

ajsel abazi eros grezda

Si rrallëherë, Ajsel ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes me futbollistin, duke treguar se njohja e tyre ka nisur në Stamboll. E pyetur se sa kohë është në lidhje me futbollistin, është shprehur aq gjatë sa për të vendosur unazën në gisht.

“Aq gjatë sa për të arritur këtë”, duke treguar unazën në gishtin e fejesës. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ku është njohur me Erosin.

eros grezda ajsel

“Në rrethana misterioze. Bëj shaka. Jemi takuar në Stamboll”, shkruan Ajsel. Më tej, Ajsel është pyetur pse zgjodhi një unazë të thjeshtë.

“Se nuk jam tip që mbaj unaza dhe doja një unazë simbolike thjesht për të përfaqësuar atë që tregon unaza”, ka shkruar Ajsel në të parin dhe të vetmin rrëfim të sajin për sa i përket historisë së dashurisë me futbollistin e njohur.

eros grezda ajsel abazi

Lajmin për ndarjen mes tyre po ashtu e ka bërë të ditur Ajsel me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel tha se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian

Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

bb3ed44b-6039-4e72-88a5-7b0c3d04e6e8

Reagimi i Ajsel:

“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem. Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

eros

Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

eros grezda ajsel abazieros grezda ajsel abazi3ajsel abazi1ajsel abazi4ajsel abazi3ajsel grezda1ajsel abazi2ajsel abaziajsel abazi1ajsel abazi2ajsel abazi3ajsel abazi4ajsel abazi5ajsel abazi6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura