Rasti i Eglës, që kërkon të drejtën për të marrë të birin 4-vjeçar pas divorcit nga Armandi, përshkallëzoi sot në një sherr publik me vjehrrën në studion e “Ka një mesazh për ty”.
Përplasja e Eglantinës me ish-vjehrrën Natashën ka coroditur teleshikuesit. Të gjithë pa diskutim duan të njohin Armabnit të atin e djalit për të cilën u bë gjithë ai sherr në studio. Por ishte pikërisht Natasha dhe marrëdhënia e Armandit me të shkaku i këtij divorci, siç shpjegoi Egla një javë më parë në po të njëjtën studio.
Armandi ka një profil publik në rrjetet sociale. Nuk ishte e vështirë ta gjenim duke qenë se gjatë debatit, emri i tij u përmend shumë herë dhe po kështu edhe mbiemri nga e ëma Natasha, kur thoshte se Eglantina po i prish reputacionin në Sarandë.
Në këto foto Armandi shfaqet ose vetëm, ose me të ëmën. Nuk ka asnjë foto me Eglantinën. Kurse fotot me të birin janë të hershme, kur Argentini ishte më i vogël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al