FOTO-LAJM/ Protesta e opozitës, qytetari i bashkohet turmës me slogane të shkruara mbi rroba: Qeveri hajdute!

Feb 20, 2024 | 17:35
SHPËRNDAJE

Qytetarët të shumtë kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës me flamuj të Partisë Demokratike edhe pankarta, por ka edhe nga ata si demokrati në foto, i cili ka zgjedhur të protestojë edhe me slogane të shkruara në rrobat e trupit

qeveri hajdute tirane protesta opozita

“Shpresa ka vdekur, po iki”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, ka shkruar ai mbi rroba, ndërsa në duar mban një pankartë me mbishkrimin: “Rama je gjarpri i Shqipërisë, largohu!”.

Protesta tirane Rama je gjarpri i shqiperise

Rama je gjarpri i shqiperise opozita protesta tirane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura