FOTO/ “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”- Si u prit Qeveria dhe deputetët e PS në Elbasan! Biznesmeni tregon kush e ‘porositi’ posterin me kryeministrin Rama

Sep 13, 2024 | 13:29
SHPËRNDAJE

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Elbasan deputetë e ministra për të diskutuar për punët e qeverisë dhe të partisë.

edi rama 1

Dreka është zhvilluar në ambientet e një restoranti në Elbasan. Ndërkohë biznesmeni  Gjergj Luca,  në hyrje të lokalit kishte vendosur një poster të madh të kryeministrit Edi Rama, ku shkruhej: “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”

Siç shihet edhe në pamje, kryeministri Edi Rama shihet duke mbajtur një libër në dorë me një stemë të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ky banner ishte vendosur nga disa gazetarë dhe deputetë të Kosovës, që ishin të pakënaqur me pushtetin atij.

 

edi rama provokimi1

“Hapa sytë në mëngjes kur ç’të shikoj. Nga Kosova, gazetarë e deputetë të pakënaqur me pushtetin atje, këtu më kishin sjellë një dhuratë.

Një banner të madh ku lexohet “ Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!””,shprehet Luca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura