Para nisjes së mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.
Në takim janë edhe dy kryeparlamentaret, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca.
Seanca pritet të hapet me fjalët përshëndetëse nga kryetarët e dy parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, ndërsa në përmbyllje do të mbajnë fjalimet e tyre edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Gjithashtu, në këtë mbledhje do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime edhe kryetarët e grupeve parlamentare të dy vendeve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al