Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani i cili spikati në fitoren e Interit kundër Empolit, duke u shndërruar në protagonist absolut. Ai asistoi për golin e dytë të shënuar nga Dumfris.
Ernest Muçi pozicionohet në vendin e dytë për shkak se krijoi 2 shanse të arta shënimi për Beshiktashin, ku për meritë të portierit të Samsunspor nuk u finalizuan, regjistroi 5 pasime kyçe dhe 3 harkime të rrezikshme.
Vendi i tretë shkon për Tim Civeja i cili gjeti golin në Gjermani për skuadrën e Sarbruken. Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 45-të kundër Mynih 1860.
Elseid Hysaj luajti sfidën e parë si titullar në Seria A këtë sezon dhe Lacio mposhti Veronën me rezultatin 3-0. Mbrojtësi i Kombëtares renditet në vendin e 4-t.
Top 5-shja plotësohet me Kristian Shpendin i cili ishte protagonist te Çezena. Ai asistoi në golin e dytë për skuadrën e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al