Foto nga paparazzi/ Ktheu Kuvendin në “pasarelë”, deputetja e PS-së heq dorë nga fustanet mini dhe ekstravaganca, por jo nga luksi

Nov 24, 2024 | 14:30
SHPËRNDAJE

Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Deputetja simpatike është shfaqur sesionin e shkuar në seancë plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

enslemvera zake

Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse. Por mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës.

enslemvera zake1

Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë “mend”. Gjithsesi, duket se veshja dhe stili i saj, ndonëse ka ndryshuar, ende vijon të jetë e apasionuar pas markave luksoze.

enslemvera zake2

Këtë javë, deputetja kishte përzgjedhur një kostum bojë qielli, duke qenë e kombinuar në çdo detaj, por nuk kishte sesi t’i shpëtonte vëmendjes sonë çanta “Elisabeta Franchi”, një markë kjo italiane, që duhet thënë çmimet nuk i ka dhe shumë të lira. Por për Eslemverën është e përballueshme një çantë e markës së famshme.

enslemvera zake3 enslemvera zake4 enslemvera zake5 enslemvera zake6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura