“Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.
Qëkur ky grup u nda nga Basha ka treguar se nuk mbështet as opozitën e Sali Berishës. Dhe duket se deputetët që janë bërë pjesë e kësaj force, e kanë treguar edhe në Parlament, se një raport as miqësor nuk kanë as me kolegët nga Partia Socialiste.
Teksa kanë qenë duke dalë nga seanca plenare, Flutura Açka (deputetë e jashtë grupeve parlamentare) ka qenë në shoqëri të Arbi Agalliut, kur tek shkallët kanë ndeshur disa nga deputetët e Partisë Socialiste.
Ashtu edhe si duket nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Açka dhe Agalliu, jo vetëm që nuk i kanë folur, por janë spostuar për të shmangur edhe çdo kontakt fizik me ta, qoftë ky edhe rastësor. Nga ana tjetër, duket deputeti Paulin Stërkaj, teksa ka vijuar me rrugën e tij, duke preferuar që as ai mos t’i përshëndesë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al