FOTO/ Paraqitje fantastike me gol në Ligën e Europës, Bajrami zgjidhet në formacionin e javës të turneut

Sep 27, 2024 | 20:51
SHPËRNDAJE

Nedim Bajrami e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion me Rejnxhërs, teksa është bërë protagonist me asist në kampionat, teksa dje la shenjë që në ndeshjen e tij të parë në fazën në grupe të Ligës së Europës me golin e tij në minutën e parë të sfidës ndaj Malmo.

bajrami

Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhvilloi në ndeshje shumë të mirë, duke qenë vazhdimisht një rrezik ërë portën me aksionet që krijonte, por edhe me tentativat drejt katërkëndorit të suedezëve.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes për statistikat që regjistroi sipas “SOFASCORE” dhe nota 8,9 ,e të cilën është vlerësuar për shkak të kësaj paraqitje statistikore, e bën atë pjesë edhe të formacionit të javës së turit të parë të Ligës së Europës.

Në këtë rreshtim ka emra të tjerë mjaft të njohur të futbollit europian si portieri Vikario i Totenhem, Dia i Lacios apo Paredes i Atletik Bilbaos, të cilët janë pjesë e formacionet ideal në bazë të statistikave që kanë regjistruar në ndeshjet e mesjavës.

d866d7f6-a66c-455a-be36-ecceb7a4040a

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura