FOTO/ Pas një bojkoti dyvjeçar voton edhe kreu i Listës Serbe! Qytetarët serb mblidhen bashkë në qendër të Mitrovicës së Veriut

Feb 9, 2025 | 7:48
SHPËRNDAJE

Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, së bashku në zgjedhje.

Screenshot_1
Qytetaret serbe te mbledhur ne Mitrovicen e Veriut

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas njw bojkoti dy vjeçar.

Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë.

Në zgjedhjet e kësaj të diele marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura