FOTO/ Përfshihet nga flakët në mes të rrugës makina në autostradën Vlorë-Fier, zjarrfikësja në vendngjarje

Aug 22, 2024 | 20:52
SHPËRNDAJE

Një automjet tip “Mercedes Benz ML”, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

makina flake

Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka shpërthyer në pjesë e parme të mjetit i cili thuajse është shkrumbuar plotërisht.

makina flake1

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

makina flake2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura