FOTO/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Oct 16, 2023 | 20:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar mbrëmjen e sotme (16 tetor) shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Screenshot 2023-10-16 204655

Macron nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve, ku dhe i dorëzoj Kadaresë dekoratën.

Screenshot 2023-10-16 204750

Kjo është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.

Screenshot 2023-10-16 204822

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë është zbardhur agjenda e takimit të ditës së nesërme (17 tetor) ku Macron se do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Agjenda e plotë:

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura