Real Madrid dhe Barcelona vijojnë betejën në distancë për titullin në La Liga, por në të njëjtën kohë janë të fokusuar edhe në sfidat e tyre në Champions, respektivisht kundër Mançester Sitit dhe PSG-së.
Në Madrid, Bellingam dhe Valverde po punojnë me ritme të larta për të qenë në kushte perfekte përballë “qytetarëve”.
“Organizim për Sitin”, shkruan AS në faqen e parë.
Ndërkohë, në Barcelonë disa lojtarë që janë në garë me kohën për të qenë prezent në sfidën kundër PSG, dy prej tyre janë De Jong dhe Pedri.
“Dëshirojnë të luajnë në Paris”, shkruan Sport në faqen e parë.
Një tjetër çështje e hapur në shtëpinë e Barcelonës mbetet edhe e ardhmja e trajnerit Çavi. Është e qartë që presidenti Laporta kërkon ta mbajë në skuadër, për këtë arsye ka përpiluar një plan për ta bindur që të mos largohet në fund të këtij sezoni.
“Plani për Çavin”, shkruan Mundo Deporetivo në faqen e parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al