FOTO/ Skafi fundoset në mes të detit në Vlorë, policia shqiptare dhe Guardia di Finanza shpëtojnë dy peshkatarë

Oct 14, 2024 | 22:20
SHPËRNDAJE

Dy peshkatarë janë shpëtuar nga policia shqiptare në Vlorë në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza, pasi mjeti lundrues i tyre është fundosur për shkak të një defekti.

vlore

Policia thote se me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

“Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.

Njoftimi:

Rrezikuan jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit, falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, shpëtohen dy shtetas që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe dërgohen për ndihmë mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit. Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy shtetasit falënderuan Policinë Kufitare dhe Guardia di Finanza për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në këtë situatë të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura