FOTO/ Stërvitet rregullisht me grupin, Armando Broja bëhet gati për debutimin me Evertonin

Nov 14, 2024 | 18:14
SHPËRNDAJE

Armando Broja ka kaluar dëmtimin, që nuk e ka lënë të marrë asnjë minutë këtë sezon. Vetë klubi i Evertonit tregon përmes postimeve se Broja e ka lënë plotësisht pas dëmtimin.

armando-broja-everton1

“Duke punuar përgjatë pushimit për shkak të kombëtareve”, shkruan klubi i Everton në rrjetin social “X”. Në një nga fotot e shtuara është Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares po stërvitet rregullisht me grupin prej disa ditësh. Kështu duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të debutuar me Evertonin.

Këto të fundit e kanë huazuar nga Çelsi deri në fundin e sezonit. Sfida e radhës për ta është më 23 nëntor kundër Brentford dhe shpresat janë të mëdha që Broja të përfshihet me skuadrën.

tre3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura