FOTO/ Tashmë zyrtare, Big Brother VIP Kosova prezanton opinionistin e parë të këtij edicioni

Oct 7, 2024 | 18:42
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Kosovës dhe gazetari, Milaim Zeka, do të jetë në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Kosova 3.

milaim zeka

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova në rrjetin social Instagram, ku dhe kanë publikuar një foto të ish-deputetit.

 “Ju prezantojmë opinionistin e parë të Big Brother VIP Kosova 3 Milaim Zeka”, thuhet në njoftim.

E përveç tij, një tjetër emër që po flitet është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira, por ende nuk është konfirmuar emri i saj.

Nisja e BBV pritet të nisë së shpejti, por ende nuk është përcaktuar data zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura