Foto të rralla nga Lufta e Parë Botërore, bombardimet aleate në Shqipëri

Jul 8, 2017 | 11:09
SHPËRNDAJE

Sipas historiografëve të huaj, por edhe shqiptarë, Shqipëria gjatë Luftës së Parë trajtohej si një vend ku nuk u zhvilluan vërtetë luftime të mirëfillta dhe se ajo ishte një arenë përplasjesh sporadike të disa fronteve ballkanike mes aleatëve e fuqive të aksit, ku kaosi dhe pasiguria, gjithsesi ishin një strehë e mirë në krahasim me vuajtjet që përjetoheshin në frontet e tjera në Europë, ku zjarri i mitralozëve, tanket, bombardimet dhe sidomos, përdorimi i armëve kimike, shkaktuan katastrofa, të cilat do ta bënin Europën të tronditej fort.

Sidoqoftë, Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda. Në foton e shkëputur më poshtë nga një përmbledhje në italisht rreth frontit shqiptar të Luftës së Parë, diçitura shënon fare qartë fatin e Konakut, dmth.

Pallatit të Princ Vidit, i cili më vonë do të shuhej fare nga faqja e dheut, për t’i lënë radhën projekteve të reja për “piacën” e Durrësit, që po e mbajnë peng qytetin antik edhe sot e kësaj dite.

E njejta foto rezulton edhe në arkivat austriake, prej të cilave gjen edhe dëshmi të tjera të bombardimeve e luftimeve detare në ujrat shqiptare mes Marinës Perandorake Austro-Hungareze e asaj italiane.

Fotoja e pare: Kartolinë italiane që paraqet Pallatin Mbretëror “Konaku”, në Durrës në vitin 1914, gjatë mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit në Shqipëri.

1Foto e dyte: 2

Rrënojat e Pallati Mbretëror “Konaku”, në Durrës, goditur nga bombardimet aleate në vitin 1918, paraqitur në botimet italiane të kohës. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

3

Rrënojat e Pallati Mbretëror “Konaku”, në Durrës, goditur nga bombardimet aleate në vitin 1918, ruajtur në arkivat austriake. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

4

Durrës 1917 – Rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga sulmet ajrore aleate. Në foto dallohet qartë një ushtar austro-hungarez. Marrë nga arkivat austriake.

 

5Durrës 1917 – Ushtarakë austro-hungarezë në bordin e një anije të tyre luftarake. Në sfond dallohen qartë disa anije të mbytura, dëshmi e përplasjeve ajrore e detare mes palëve ndërluftuese. Marrë nga arkivat austriake.

Armand PLAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura