Moderatorja e njohur italiane, Dileta Leota do t’i japë fund beqarisë. Përmes një postimi në Instagram ajo ka zbuluar se portieri Loris Karius i ka propozuar për martesë dhe ajo ka thënë: “Po”.
Ky propozim ka ndodhur në kohën që ajo ishte shtatzënë dhe priste vajzën të cilën e kanë quajtur Aria. Gazetarja sportive ka zbuluar se kishin vendosur ta mbanin për vete emocionet e mëdha.
Ndër të tjera, Dileta ka ndarë foto gjatë kohës kur ishte shtatzënë si dhe ka treguar unazën me diamant të dhuruar nga gardiani gjerman që luan për Njukasëllin.
“Më duhet tju them diçka.. Unë thashë po!
Prita disa muaj për t’ju thënë sepse unë dhe Loris donim të përjetonim sa më shumë emocionet e lindjes së Arias, por tani jemi gati t’i përkushtohemi këtij qëllimi tonë të ri të madh së bashku, si familje! E dini shprehjen ‘Kur je e lumtur, kushtoji vëmendje’, në momentin që përmban këto foto isha gruaja më e lumtur në botë, me Lorisin dhe me Arian që po prisnim të lindte ?”, shkruan ajo në rrjete sociale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al