FOTO-VIDEO/ Këto pamje satelitore janë një mesazh i fortë për botën! Çfarë tregojnë ato

Jun 28, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Zjarret shkatërruese po djegin më tej në veri të Arktikut Rus, sesa ishin regjistruar më parë nga hapësira.

30122960-8466109-image-a-9_1593267182669

Pamjet e kapura nga një satelit kanë treguar flakët e zjarrit jashtë kontrollit vetëm 48 km larg nga Oqeani Arktik në rajonin e Yakutia.

Këto zjarre vijnë në teksa ka trokitur një verë e nxehtë e paparë në gjerësitë veriore të Siberisë ku temperaturat kanë thyer rekord prej rreth 23 gradësh në polin më të ftohtë të Verkhoyansk.

Programi i Vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian vuri re flakët në tundrën e gjerë në rajonin e pasur me diamante të quajtur Yakutia, rajoni më i ftohtë i banuar në planetin tokë. Imazhi tregon rrethin e djegur Anabar, në jug-perëndim të grykëderdhjes së lumit Olenyok në Detin Laptev.

Zjarri i egër u fotografua nga sateliti “Copernicus Sentinel-2” dhe besohet të jetë zjarri më në veri i regjistruar ndonjëherë në rrethin Arktik.

“Ndërsa zjarret janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit, temperaturat rekord dhe erërat e forta po e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese,” thuhej në një deklaratë nga programi.

29216310-8466109-The_scale_of_the_spill_has_been_compared_to_the_Exxon_Valdez_acc-a-15_1593269071848 30122964-8466109-image-a-7_1593267171817 30122968-8466109-image-a-12_1593267212242 30122966-8466109-image-a-11_1593267208009

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura