Fotografoi fletën e votimit, qytetarja serbe shoqërohet në Komisariatin e Zveçanit

Feb 9, 2025 | 17:34
SHPËRNDAJE

Një qytetare e nacionalitetit serb u ndalua nga policia dhe u shoqërua në Komisariatin e Zveçanit për fotografimin e fletëvotimit në një qendër votimi në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës.

Screenshot_3

Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ndërkohë që 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura