Gjatë vizitës në New York, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
Ka qenë Alex Soros, i cili ka publikuar foton në rrjetet sociale.
“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.
Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al