Ky mëngjes ka nisur ndryshe për moderatoren Arbana Osmani, e cila ka ndarë me ndjekësit disa foto me vajzën e saj Zoin dhe djalin, Dielli.
Në foto Arbana shihet duke kaluar kohë me të vegjlit e saj veçanërisht me Zoin, ku nënë e bijë shihen duke u përkëdhelur me njëra-tjetrën.
Krah tyre nuk mungon dhe bashkëshorti i moderatores, Eduart Grishaj. Teksa java e fundit ka qenë plot angazhime për të, duket se moderatorja ka gjetur pak kohë të merret më fëmijët e saj.
“Sa me keni munguar”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Së fundmi regjisori Eduart Grishaj ka publikuar dhe një film të tij, ku pjesë është edhe moderatorja.
Gjatë gjithë javës çifti janë parë krah njëri-tjetrit në disa vende të Shqipërisë dhe jashtë vendit, duke promovuar për publikun filmin e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al