Prindër e nxënës janë ngritur në protestë ditën e sotme pas vrasjes së 14-vjeçartin Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., krim që tronditi vendin.
Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe mbi fëmijët pjesëmarrës në marshim, si edhe në asfaltin para Ministrisë së Arsimit, në gjest simbolik ky kundër vrasjes së fëmijëve.
Gjithashtu, ata kanë lyer duart e tyre me bojë të kuqe dhe i kanë vendosur në muret e institucionit të arsimit.
“14 vjet ëndrra të shuara, kush mban përgjegjësi”, shkruhet në pankartën që mban një nga fëmijët në protestë.
Marshimi i prindërve dhe nxënësve nisi nga shkolla Fan Noli, pranë dyerve të së cilës u vra edhe Martin Cani, për t’u ndaluar tek Ministria e Arsimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al