FOTOLAJM/ “Je arsyeja e buzëqeshjes sime”- Diola Dosti feston ditëlindjen, partneri uron në mënyrë të veçantë ish-banoren e BBV: Të dua!

Sep 8, 2024 | 14:49
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Diola Dosti, ka marrë sot një dedikim të veçantë nga partneri i saj, biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu, me rastin e ditëlindjes.

diola dosti

Për të festuar këtë ditë të veçantë, Diola dhe i dashuri i saj janë parë përmes postimeve në rrjetet sociale, se kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krahas disa fotove me njëri-tjetrin, Erolldi ka shprehur ndjenjat e tij të thella për Diolën me një mesazh romantik në profilin e tij.

Diola dosti erolld belegu (1)

“Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit”, ka shkruar ai.

diola

Kujtojmë se lidhja e Diolës dhe Erolldit ka qenë një temë e diskutimeve të shumta në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të diferencës së moshës midis tyre, por kjo nuk ka penguar aspak çiftin që të shijojnë çdo moment së bashku.

Diola dosti erolld belegu (2)

Po ashtu, Diola dhe Erolldi janë prindër të disa fëmijëve, të ardhur nga martesa e tyre e mëparshme.

diola dosti diola dosti (3) diola dosti diola dosti (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura