Këngëtarja Christina Aguilera, feston sot ditëlindjen e saj të 44-të me një foto seksi, të cilën e ka ndarë me miqtë e saj online në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur ka një prani aktive në rrjetet sociale dhe thuajse çdo ditë ndan me fansat materiale nga jeta e saj, por edhe mendimet e saj.
Këtë herë, me rastin e ditëlindjes, ajo ka dashur të postojë një foto tejet tërheqëse. Ajo ka publikuar një foto bardh e zi, në të cilën pozon gjysmë e zhveshur.
Këngëtarja shihet e veshur me një palë pantallona të shkurtra lëkure, një kapele lëkure të zezë dhe taka.
Ndërsa shikon diku tutje, ajo “fsheh” gjoksin e saj të zhveshur me dorën tjetër. Në mbishkrimin që shoqëron foton shkruan: “Kostumi i ditëlindjes. 44″.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al