FOTOLAJM/ Klaudio Prendi u ekzekutua me disa plumba, ja si duket makina luksoze e djalit të ish-gjyqtarit pas atentatit

Nov 25, 2024 | 14:28
SHPËRNDAJE

Makina në foto është e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u ekzekutua pas nje atentati sapo doli nga një lokal për të hipur në automjetin e tij, pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën “Xhanfize Keko”.

makina kaludio prendi

Në fotot e siguruara nga LSA, duket mjeti i vendosur në karroatrec nga policia, ndërsa dallohen në xhamin e derës së shoferit të paktën gjashtë shenja plumbi të përdorur në atentat.

makina prendi

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, dyshohet se është qëlluar me disa plumba dhe është transportuar në spital nga miqtë e tij për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

makina prendi

Siç shihet edhe nga pamjet,  viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klaudio Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Bëhet me dije se ish-gjykatësi Prendi, i pyetur pak minuta pas ngjarjes lidhur me motivet e atentatit, është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.

Ndërkohë policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona.

Klajdi Prendi dyshohet se ishte i përfshirë edhe ne tregun e paligjshëm te lotove sportive.

SI NDODHI NGJARJA

Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari u tha se u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt Spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.

Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur

HETIMET

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Burimet thonë se Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia.

Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’. Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vetingut.

Ish-gjyqtari Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit, po ashtu gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Pak ditë më parë, më 13 nëntor, një tjetër ekzekutim ndodhi në Tiranë ku me një plumb në kokë u vra ndërtuesi Eduart Reçi, ngjarje ende e pazbardhur dhe ku ende policia nuk ka as motive për ngjarjen. Edhe për rastin e vrasjes së Prendit Policia nuk ka mundur të japë asnjë version se ku janë fokusuar kërkimet dhe hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura