Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca i ka dhënë fund beqarisë. Në rrjetet e tij sociale, diplomati ka publikuar pamjet nga ceremonia e martesës së tij, por nuk e ka bërë me dije identitetin e bashkëshortes.
Soreca duket se nuk e ka harruar Shqipërinë, ku shërbeu me mision për disa vite. Siç shihet nga fotot, të dy janë veshur me jelekët e kostumeve popullore shqiptare.
Pas largimit nga Shqipëria, Soreca ka marrë një pozicion të ri të në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) duke i emëruar nga përfaqësuesi i lartë zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën ambasador.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al