FOTOLAJM/ Me kafe në dorë, qytetarët amerikanë në radhë për të votuar për Presidentin e ardhshëm

Nov 5, 2024 | 13:58
SHPËRNDAJE

Shumica e shteteve amerikane kanë hapur qendrat e tyre të votimit, ku qytetarët presin në radhë për të votuar.

votuesit

Në Filadelfia, Pensilvani shihen rreth 50 qytetarë, të cilët janë në radhë, ndërsa për të shmangur të ftohtin e mëngjesit në dorë mbajnë filxhanin e kafes, shkruan BBC.

Jo shumë larg nga kjo qendër votimi, Kamala Harris mbylli dje mitingun e saj të fundit.

“Mbroni Demokracinë”, thotë një qytetar, me fotografitë e Harris, Barack Obama dhe Martin Luther King.

Disa hapa larg, ka një njoftim nga republikanet të vendosur në një pemë thuhet:  “Trump Safety, Kamala Crime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura