Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar në Kuvend.
Ligjvënësi demokrat ka shkuar në Kuvendin e Shqipërisë me presh, lopatë, patate dhe lakra në dorë.
Deputeti Dashnor Sula, i veshur si fermer, zgjodhi këtë formë proteste pasi në seancën e sotme parlamentare do të diskutohet projektbuxheti 2025.
“Sot po e them se litri i vajit po bie, dhe po them se ky vit do jetë i tmerrshëm për të ardhurat e bujqësisë”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al