Tim Burton dhe Monica Bellucci kanë qenë të pranishëm në Venecia për hapjen e Festivalit vjetor të Filmit.
Festivali hapet me premierën e veprës së fundit të regjisorit, “Beetlejuice Beetlejuice”, të mërkurën, më 28 gusht, e cila është vazhdimi i veprës së vitit 1988.
Regjisori 66-vjeçar dhe aktorja italiane janë fotografuar të kapur dorë për dore teksa mbërrinin në qytetin italian.
Bellucci kishte veshur një kostum të bardhë dhe një këmishë të zezë poshtë. Ajo e kompletoi look-un e saj me syze dielli të mëdha të zeza dhe një çantë lëkure të bardhë.
Nga ana tjetër, Burton zgjodhi një kostum, këmishë dhe kapele të zezë. Ai e kompletoi look-un e tij plot stil me syze dielli me lente blu dhe atlete të zeza prej kamoshi.
Aktorja 59-vjeçare luan në film së bashku me Jenna Ortega, Michael Keaton dhe Winona Ryder.
Filmi bën fjalë për një tragjedie familjare, ku tre breza të familjes Deetz kthehen në shtëpinë e tyre në Winter River. Ende e përhumbur nga Beetlejuice, jeta e Lydia kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente, Astrid, hap aksidentalisht portalin për jetën e përtejme.
Kujtojmë se festivali i Filmit në Venecia zgjat nga 28 gusht deri më 7 shtator, ku të pranishëm do të jenë personazhe të njohur të kinemasë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al